Bujar Hoxha: Si është të kesh fëmijë autik në Maqedoni

Në Ditën Botërore të Autizmit për Tetova1 ekskluzivisht flet Bujar Hoxha i cili është prind i një fëmiju autik, Hoxha nuk ka rezistuar asnjëherë të flas publikisht për peripecitë dhe sakrificat familjare dhe financiare që i ka kaluar për gjithë këto vite, andaj në këtë ditë të rëndësishme aplenon deri tek institucionet që të meren masa më serioze.

BUJAR HOXHA

‘Nga shteti nuk kemi asnjë ndihmë edhe pse premtime ka patur shumë. Urgjentisht shteti duhet te sajojë një institucion si spital ku prindërit do të lirohen nga pagesa. Harxhimet janë përafërsisht 1000Euro në muaj, andaj shteti të mos meret me politikë! Ne mund të kujdesemi për fëmijët tanë por duhet mbështetje’.

Zakonisht fëmijët autik duhet të marin trajtime të veçanta në qendra private dhe kjo kushton shumë, shpesh thuhet se ata nuk e marin trajtimin e duhur për shkak të mungesës financiare apo statusit social të familjes, vlerësojnë ekspertët, ku të njejtit apelojnë tek insticionet dhe kërkesat e prindërve mos hasen në vesh të shurdhër./tetova1/