Bujar Basha, i arrestuari tjetër në aksionin për kapjen e grupit që dyshohet se kreu grabitjen në Suharekë

Policia e Kosovës ka kryer sot një aksion policor për identifikimin dhe kapjen e njërit prej të dyshuarve për grabitjen e armatosur në argjendarinë ‘Diakos’ në Suharekë. Gjatë tentativës për ta neutralizuar, i dyshuari ka mbetur i vrarë.

Gazeta Sinjali mëson se gjatë aksionit është arrestuar edhe një person tjetër, teksa po vazhdojnë kërkimet për të tjerët.

Personi i arrestuar sipas burimeve të Gazetës Sinjali është Bujar Basha.

Ky i fundit është emër i njohur për organet e rendit. Ai ka ikur nga Burgu i Dubravës para rreth 10 vjetësh, duke e bërë i njohur si “ekspert” i arratisjeve spektakolare nga burgjet.

I njëjti po ashtu ka qenë i dënuar me 14 vjet burgim.