Bujanoci do të qeveriset nga shqiptarët

Partitë politike shqiptare kanë arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc komunë kjo në Luginën e Preshevës. Këtë e ka bërë të ditur të premten përmes një postimi në “facebook” Gent Cakaj ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë.

“Kjo është pothuajse e arritura më domethënëse që kemi shënuar bashkërisht në Luginë: Bujanoci do të qeveriset drejtë nga shqiptarët e nuk do të varet nga askush tjetër përveç shumicës shqiptare” ka shkruar Cakaj.

Ai ka falënderuar Nagip Arifin Shaip Kamberin Shqiprim Musliun dhe Arbër Pajazitin që i qëndruan fjalës së dhënë në Tiranë. Sipas Cakajt marrëveshja është jetike për Bujanocin dhe shqiptarët e Luginës.