Buda: “Francezët nuk mund të lejonin që të fitonte e djathta ekstreme”

Fitorja e Emanuel Macron në zgjedhjet e fundit presidenciale në Francë, paraqet një lehtësim të madh jo vetëm për Francën por edhe Evropën në përgjithësi. Kështu u shpreh në “Programi 200”, gazetarja Klara Buda, duke nënvizuar se pro Macronit kanë votuar edhe ata të cilët nuk pajtoheshin me programin e tij, por për faktin që ti bënin pengesë ekstremit të djathtë, gjegjësisht kundër-kandidatit Marin le Pen.

“Ishte një kënaqësi e pafundme që Emanuel Macron fitoi përball ekstremit të djathtë, për faktin e thjeshtë, sepse fronti republikan në kuptimin që francezi i mesëm, elita intelektuale, që janë shumë të lidhura me vlerat e demokracisë, nuk mund të linin në asnjë mënyrë ekstremin e djathtë që të fitonte në Francë. Ishte një gëzim dhe ishte e padiskutueshme, ishte një lehtësim për të gjithë ne sepse po të marrësh parasysh se nga vjen ekstremi i djathtë. Deklarata e fundit të Marin Le Pen ishin paksa të moderuara por dihet që prapa tyre fshihet një ekstrem vërtet i djathtë, limit fashist. Edhe ata francez që nuk janë me programin e Macronit, për ti bërë pengesë ekstremit të djathtë u mobilizuan për të fituar Macronin”, deklaroi Klara Buda, gazetare e RFI, Paris. /Alsat.mk