Buçkovski: BDI do të heqë dorë nga ideja që Naser Ziberi të jetë kryeministër

Ish-kryeministri Vllado Buçkovski në Stadium” në “Kanal 77” tha se ai pret që BDI të jetë realiste dhe të heqë dorë nga ideja që Naser Ziberi të jetë kryeministër.

“Unë e deklarova publikisht qëndrimin tim para zgjedhjeve që pres një garë të vdekur me një foto-finish, një avantazh të vogël të LSDM-së nga një ose dy mandate dhe një mundësi që Zaev të jetë përsëri kryeministër. Partnerët e koalicionit që përkeqësuan marrëdhëniet gjatë fushatës, për mendimin tim, ky rezultat do t’i afrojë ata. Unë pres që BDI të jetë realiste dhe të heqë dorë nga ideja që Naser Ziberi të jetë kryeministër”, tha Buçkovski./FLAKA