Britaniku që u infektua me koronavirus gjatë pushimeve në Spanjë: Isha i pari që thosha se COVID-19 është gënjeshtër, por ekziston

Një turist britanik i cili mendonte se koronavirus ishte thjesht një gënjeshtër, ka postuar një video-mesazh nga shtrati i spitalit, pasi është infektuar me COVID-19.

Chris Grailey, 29-vjeç, pranoi se dikur mendonte se ishte i “pathyeshëm”, por tani ai mban maskë oksigjeni derisa qëndron i shtrirë në spitalin e Watfordit në Britani të Madhe

Menaxheri i shitjes nga Manchester, nuk i ka edhe aq mirë punët me shëndet, por pranon se dikur ishte i bindur se koronavirusi ishte thjesht një gënjeshtër.

Megjithatë Chris në videon i tij ka paralajmëruar të rinjtë e tjerë që të mos e bëjnë gabimin e njëjtë që e ka bërë ai. Në video dëgjohet duke thënë: “jam infektuar ne Tenerife të Spanjës duke menduar se jam i pathyeshëm dhe duke mos mbajtur maskë”.

“Tani jam në qendrën e kujdesit intensiv, duke pritur për një trajtim më të vështirë, duke mos e ditur nëse do t’ia dalë. Po e paguaj çmimin. Nuk i kam punët mirë me shëndet, për këtë nuk dua që gabimin tim tas bëjnë të tjerët. Kjo mund t’i ndodhë kujtdo, ju lutem të kujdeseni për veten”, ka shtuar Chris në videon e publikuar.

Videoja është filmuar të premten dhe në të Chris tregon se është infektuar me COVID-19, derisa ishte në pushime në ishujt Canary të Spanjës gjatë javës së kaluar.

“Pothuajse gjatë tërës kohës sa ishte në pushime, isha i sëmurë, humba shijen, të nuhaturit, kollitesha dhe djersija. Jam shtrirë në spital të dielën për të bërë disa analiza dhe rëntgenografi, duke menduar se nuk është diçka serioze. Por në fund rezultoi se jam pozitiv në testin e COVID-19″, ka thënë Chris për fund