Britanikja që kishte ikur në Siri e heq mbulesën, i kthehet pamjes perëndimore

Me syze dielli e rroba të zakonshme për stilin e veshjes në Perëndim, britanikja Shamima Begum duket si person tjetër.
Megjithatë, ajo është nusja 21-vjeçare xhihadiste, e cila është fotografuar e veshur në stilin perëndimor. Kohëve të fundit, ajo po përpiqet që të kthehet në Britani.

Ajo u pajtua që të fotografohej gjatë fundjavës, përderisa po ecte në kampin “Roj”, ku janë duke u mbajtur përkrahësit e IS*IS-it në pjesën verilindore të Sirisë.
Ndonëse pranoi të fotografohej, ajo nuk pranoi të jepte ndonjë koment përderisa avokatët e saj po mundohen ta sfidojnë vendimin për heqjen e shtetësisë britanike.
Muajin e kaluar, Gjykata Supreme e Britanisë së Madhe vendosi që Begumi nuk mund të kthehet në atdhe për arsye sigurie.

Raportohet se kjo grua po e kalon kohën në kamp në shoqëri të grave tjera, të cilat i kanë hequr mbulesat. Ajo ishte vetëm 15-vjeçare kur bashkë me dy nxënëse ishte larguar në Siri për t’u martuar me një xhihadist holandez në vitin 2015.

Kur vendndodhja e saj u zbulua katër vjet më vonë në një kamp, ajo ishte shtatzënë, vejushë dhe kishte humbur dy fëmijë.
Fëmija i tretë i vd iq pak kohë pas lindjes. Fillimisht, ajo kishte deklaruar se nuk është penduar që i është bashkuar ISIS-it, por më vonë kishte folur e shokuar dhe kishte frikë nga ndëshkimi.