Britanikja gjen unazën e martesës që 50 vite më parë e kishte humbur derisa po mbillte patate

Britanikes Peggy MacSween i është kthyer unaza e martesës, që 50 vite më parë e kishte humbur në oborr derisa po mbillte patate.

“Ka qenë paksa emocionuese”, tha Donald MacPhee duke folur për atë sesi kishte ndodhur që ta gjej unazën dhe ta kthej të pronari.
MacSëeen që tani i ka 86 vjet, beson se unaza i kishte rënë nga gishti derisa po mbillte patate. E pasi që MacPhee që di të përdor detektorin për metale, gjatë një bisede me fqinjën MacSween mësoi unaza kishte humbur shumë kohë më parë.

Pasi e kërkoi për tri ditë në atë zonë që u bë e njohur si pikëtakimi, mësoi se aty ishin groposur edhe një sërë objektesh tjera të metalta. Kështu kërkimi i unazës u komplikua paksa.
“Isha në kërkim për tri ditë dhe hapa mbi 90 gropa. Ishte vështirë, kërkova në një hapësirë prej 5.000 metra katrorë. Gjasat ishin 1 në 100 mijë që do ta gjej – dhe ia arrita qëllimit. Teknologjia më ndihmoi, thjesht pata fat”, konsideron MacPhee.

Ai menjëherë ia dorëzoi unazën pronares. Sipas tij, ishte në gjendje të mirë.
“E vendosi në gisht dhe dukej shumë bukur”, shtoi MacPhee.
E MacSween ishte e bindur që kurrë më nuk do ta gjej.

“Erdhi para derës dhe më tha se ka diçka për të më treguar. Ishte unaza. Nuk kam mundur të besoj, por vërtetë ndodhi. Mendoja që kurrë më nuk do ta shoh”, shtoi ajo.
Bashkëshorti John, me të cilin ishte e martuar nga qershori i vitit 1958, kishte ndërruar jetë një vit më parë. Në një udhëtim ia kishte dhënë unazën që e kishte humbur.