Britania me shpresë të madhe për vaksinën Covid-19: Jeta do t’i kthehet normalitetit në prill

Me vaksinat kundër Covid-19 që po tregojnë rezultate të mira në mbrojtjen kundër sëmundjes, zyrtarët britanik me kujdes – dhe e theksojnë këtë – janë optimistë se janë optimistë se jeta mund t’i kthehet normalitetit për Pashkët e vitit 2021. Edhe para se rregullatorët kanë aprovuar një kandidat për vaksinë, Mbretëria e Bashkuar dhe shtetet përreth Europës po lëvizin shpejt për të organizuar sistemet e shpërndarjes së shpejtë të duhur për inokulimin e miliona qytetarëve.

“Nëse mund ta shpërndajmë atë me një turr të madh…e pastaj ma erëra të favorshme, kjo është e gjitha hipotetike, por ne do të duhej të ishim në gjendje të vaksinojmë, unë besoj në bazë të dëshmive që po i shoh, shumicën dërrmuese të njerëzve që kanë më shumë nevojë deri për Pashkët,” tha Kryeministri britanik Boris Johnosn të hënë pasi prodhuesit e vaksinës në javët e fundit kanë njoftuar për rezultate inkurajuese. “Kjo do të kjo do të shkaktoj ndryshim të madh të situatës në të cilën gjendemi tani.”

Qeveria britanike është pajtuar të blejë deri në 355 miliona doza të vaksinës nga shtatë prodhues të ndryshëm. Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Britanisë ka planifikuar që të administroj 88.5 milionë vaksina anekënd Anglisë, sipas dokumentit të planifikuar të datës 13 nëntor. Skocia, Uellsi dhe Irlanda Veriore po zhvillojnë planet e tyre sipas administratës së decentralizuar të Mbretërisë së Bashkuar.

Të parët që do të vaksinohen do të vaksinohen janë profesionistë shëndetësor dhe banorët e shtëpive të kujdesit për të moshuar, pasuar nga të moshuarit, duke nisur nga ata mbi 80 vjeç, sipas dokumentit, së pari të raportuar nga Ditari i Shërbimit Shëndetësor në Londër. Njerëzit nën moshën 65 vjeç me çështje shëndetësore do të vinin pas, pastaj njerëzit e shëndoshë të grupmoshës 50 – 60 vjeç dhe në fund të gjithë të tjerë mbi 18 vjeç.

Megjithatë kryeministri britanik Johnson paralajmëroi se kufizimet për shkak të pandemisë do të vazhdojnë me muaj të tërë dhe festat e Krishtlindjeve do të frenohen këtë vit. “Ne po i dëgjojmë trokitjet e thundrave të kalorësisë që po vijnë nga përtej kodrës, por nuk kanë arritur ende” tha Johnson.