Më 22 korrik 2022, 11 minuta pas mesnate, në stacionin policor Bit Pazar në Shkup, u denoncua se në objektin hotelerik në rrugen “Qurinçska” – Hotel Bushi, ka vdekur 22 vjecarja L.S nga Kumanova, njofton MPB, transmeton Pa Censurë.
Policia ka dalë në terren dhe ka konstuar se gjatë kohës së ahengut, vajza sapo ka dalë nga pishina, e ka marrë telefonin i cili po karrikohej në rrymë, pas çka vajza është shtrirë në tokë pa ndjenjë, dhe objektit i është ndërprerë energjia elektrike.
Mjekët e ndihmës së shpejtë konstatuan vdekjen, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i saj i është dhënë obduksionit.