Breshëri plumbash në drejtim të një banese, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Mat, pasi dyshohet se ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të banesës së një personi.

Sipas policisë, për motive të dobëta, 25-vjeçari me inicialet S.K, ka qëlluar në drejtim të banesës së personit me inicialet L.N.

armet

Pasi kishte qëlluar me pistoletë në drejtim të portës së jashtme të murit rrethues të banesës së shtetasit L. N, 25-vjeçari e kishte hedhur armën e zjarrit në një rezervuar.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 320 fishekë dhe një granatë.

Njoftimi  i plotë i policisë:

Mat

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese, identifikohet, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë marrë informacion se një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të portës së jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit L. N., banues në njësinë Administrative Komsi, Mat.

Menjëherë pas njoftimit të marrë, Policia e Matit ka organizuar punën dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, është bërë i mundur identifikimi në kohë reale i autorit të dyshuar dhe lokalizimi i vendndodhjes së tij.

Falë mirorganizmit të punës u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit S. K., 25 vjeç, banues në njësinë Administrative Komsi, i cili për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të banesës së shtetasit L. N.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 320 fishekë dhe një granatë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas, pasi kishte qëlluar me pistoletë në drejtim të portës së jashtme të murit rrethues të banesës së shtetasit L. N. e kishte hedhur armën e zjarrit në një rezervuar.

Polumbarët e RENEA-s do të vijojnë kontrollin në rezervuar, me qëllim gjetjen e armës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, “Prishje e qetesisë publike”