Sot rreth orës tre pasdite në lokalitetin Nistrov të komunës së Mavrovës, në fshatin Rostushë 34 kilometra nga Gostivari është gjuajtur me breshëri plumbash, i riu që presupozohet të jetë rreth moshës 20 vjeçare.
I riu ka qenë duke ecur me motorin e tij, ku është gjuajtur me breshëri plumbash, sipas dëshmitarëve okularë është gjuajtur me armë të tipit kallashnikov.
Nga SPB – Tetovë për Pa Censurë thanë se, ka ndodhur një rast i tillë, janë identifikuar autorët por inicialet e tyre do të shfaqen nesër, pasi të procesohet i gjithë rasti. Për fat të mirë ky rast ka kaluar pa pasoja.
Lajmi në përditësim