Breshëri automatiku pranë Top Channel dhe shtëpisë së Big Brother, vdes roja


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në ambientet e Top Channel në Mëzezë.

Rreth orës 01:00 është qëlluarr me armë drejt ambienteve të televizionit dhe si pasojë ka mbetur i vrarë roja i objektit.

Mësohet se viktima është 60-vjeçari Pal Kola, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.

“Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve”, njofton policia. /albeu.com