Brenda vilës më të shtrenjtë në Britaninë e Madhe


Prona më e shtrenjtë në Britaninë e Madhe ka dalë në shitje për 175 milionë paund.
Vila luksoze dy katëshe i përket miliarderit Nick Candy në Hyde Park.

Mes të tjerash, apartamenti i manjatit të pronave ka pesë dhoma gjumi, palestër, bar, kinema, dhe një pishinë gjigante.

Vila mund të blihet edhe me kriptovaluta si Bitcoin, ndërsa konsiderohet si “një pasuri e patundshme e klasit botëror që premton të jetë një investim i fortë për vitet që vijnë.”