Këngëtarja Shkurte Fejza është në skenë prej një jetë dhe gjithmonë e dashur dhe e sukseshme.
E mirënjohura dhe e pëlqyera e publikit, në faqen e saj në Instagram kohë pas kohe po sjell edhe foto nga përditshmëria.
Jemi mësuar ta shohim vetëm si yll skenë, por ja si duket ikona e muzikës folklorike e popullore në kushte shtëpie, shkruan “Kosovarja”.
Këto ditë këngëtarja nën shoqërinë e të shoqit dhe dy gotave të mbushura me ujë, ka uruar për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Sjellim disa momente të Shkurtes brenda vendit më të dashur për të, shtëpisë së saj.