Brenda pavijonit ‘C’ në burgun e ‘Shutkës’. Pamje tmerruese, premtimet për përmirësim të kushteve nuk realizohen!

Kjo është e vërteta për kushtet çnjerëzore që janë në pavijoni ‘C’, pjesë kjo që mbahet larg syrit të mediave.

Ky është burgu në Shkup, burgu i ‘Shutkës’, njëherit edhe njësia më e madhe e paraburgimit, ku vuajnë paraburgimin të gjithë personat meshkuj dhe femra nga i gjithë territori i vendit.

Që nga viti 1968, nuk janë rinovuar hapësirat në këtë burg.

Këto pamje mbahet të mbyllura fort prapa grilave. Në të kanë vuajtur paraburgimin dhe vazhdojnë të vuajnë edhe shumë shqiptarë të pafajshëm pjesë e skenareve të montuar nga shteti!

Në qoftë se burgu qëllim parësor, korrigjimin dhe risocializimin e të dënuarve, burgjet në Maqedoni po bëjnë të kundërtën!