Edi Rama ka vendosur që mandatin e 3-të në krye të qeverisë ta nisë me një makinë të re, shumë më luksoze se ajo që kishte më parë.
Pasi braktisi ‘Lincolnin’ e blindura që ai është shprehur se ja ka dhënë dhuratë vëllai i tij, Olsi, sot Rama ka shkuar në Presidencë për të bërë betimin me një makinë ‘GMC’ prodhim amerikan, por që mësohet se është e modifikuar.
Makina me të cilën lëviz sot Edi Rama mësohet se ka një vlerë prej më shumë se 400 mijë dollarësh, dhe cilësohet si një makinë që më së shumti e përdorin kartelet e drogës në Meksikë dhe oligarkët rusë.
Enigmë ngelet kush është edhe zonja E. Hoxhallari pasi makina rezulton në pronësi të saj dhe sa lekë paguhet për qiranë nëse pauhet?