Brenda hapësirës “korrektuese” të burgut Idrizovë, Tetovë – të dhëna dhe fotografi EKSLUZIVE

EKSLUZIVE: Biblioteka në burgun e Idrizovës, pjesa e anës së djathtë nga pjesa hyrëse

Në këtë bibliotekë ka 9000 autorë me 11 mijë libra, ku prej tyre janë vetëm 400 në gjuhën shqipe. Sa u përket titujve të librave që gjendeshin në të, gjen mes tituj librash të botuar që nga viti 1980, të pluhurosur mes kopertinave ngjyrë hiri, që kundërmojnë një erë të mos shfletimit të tyre që në vite, dhe normalisht titujt e tyre janë që nga Lenini e Tito, Kardeli deri tek histori të tjera komuniste që le të kuptohet, përditësimi i tyre. Ndërsa nga autorët botërorë gjenden: Dostojevski, Cvajg, Aleksandër Din, Tolstoj por librat e tyre janë vetëm në versionin në gjuhën serbe.

Në bibliotekë gjen libra si: “Rat i mir” viti i botimit 1946, “Serbski vesnik” me vitin e botimit 1935, ndër botimet më të reja në burg ishin librat e botuar në vitin 1981-1983. Libra të jurisprudencës të cilat kishin po të njëjtën vjetërsi botimi si dhe të botuara që nga koha e ish-Jugosllavisë.

Bibliotekisti Radovan Popovski një maqedonas i cili nuk e njeh gjuhën shqipe, por që deklarohet se i kupton kërkesat e shqiptarëve të burgosur, mund t’i kuptojë por nuk di të flasë gjuhën shqipe, ai tregon se në burgun e Idrizovës ka kërkesa për të lexuar, ka aq shumë të burgosur saqë mes tjerash ka edhe nga ata që shpesh lexojnë por ka edhe 50 prej tyre që nuk njohin shkrim leximin, janë pra analfabetë, ku bashkoi këtu edhe të dënuarit të cilët kanë probleme psikike, të tjerë që janë të paarsimuar, disa në burgun e burrave, shpjegon se, shumë rrallë për të mos thënë aspak, na sjellin tituj të ri.

 

EKSLUZIVE: Intervista me bibliotekistin Radovan Popovski në burgun e Idrizovës

Para disa viteve një shoqatë e huaj, na ka furnizuar me libra për arsim fillore në gjuhën shqipe, vetëm disa nga to i kemi, ky është edhe përditësimi i fundit që ka bërë biblioteka, thotë mes tjerash ai, duke treguar se ka mungesë të madhe të literaturës fetare në gjuhën shqipe, madje në raft as libri i shenjtë mysliman Kurani nuk ishte, ku bibliotekistit na thotë: “ Literatura fetare është ndër më të kërkuarat, por ja që ne kemi vetëm Biblën të përkthyer ne gjuhën shqipe”. Të burgosurit të cilët thonë nën buzë se literatura fetare do të ua kishte qetësuar shpirtin, e do të kishte qenë një mundësi e mirë për qetësi.

 

 

EKSLUZIVE: Biblioteka e burgut të Idrizovës

Libri më i kërkuar është Kurani dhe ashtu siç shpjegon punonjësi i bibliotekës që nga viti 2013 nuk gjendet në raftet e bibliotekës, për arsye qe edhe ai i shpjegon si të panjohura. “Ka dy vite që kam bërë kërkesë për ta sjellë librin e shenjtë të fesë islame, por ende nuk kam përgjigje” shpjegon Popovski, punonjësi i bibliotekës.

Në bodrumin e burgut, afër dhomave të paraburgimit gjendet një raft i cili për nga pamja i takon kohës së shkuar por edhe nga përmbajtja e librave është i njëjtë, i njëjti ishte i mbyllur dhe jo funksional, me arsye se janë libra të vjetër dhe të njëjtët nuk shërbejnë.

Ndërsa në një skaj tjetër të korridorit gjenden disa libra të tjerë të cilit janë donacion nga Ambasada Gjermane në Maqedoni. Gjithsej janë 100 tituj librash me nga 2-3 kopje, pjesa më e madhe e tyre janë në gjuhën shqipe ndërsa të tjerat në gjuhën maqedonase, kjo në harmoni me numrin e të burgosurve i cili është në shumicë shqiptare, aktualisht në këtë burg nga numri i përgjithshëm vuajnë dënimin 80% të palës shqiptare dhe vetëm 11% maqedonas të tjerët janë të kombësisë turke, rome, dhe 2 serb. Për të marrë një libër në burgun e Tetovës, i burgosuri duhet të merr vetiniciative për të shkruar deri tek bodrumi dhe të eksplorojë vetë se çfarë ofron ajo hapësirë me libra, të gjej librin që dëshiron ta  lexojë dhe ta marrë me vete në dhomë, të njëjtën duhet që edhe ta kthejë në vendin e njëjtë po ai. Para dy viteve ka qenë një i burgosur i cili njëherit edhe është adhurues i leximit, ai ka qenë si përgjegjës për bibliotekën, mirëpo kohën e fundit funksionon kështu shpjegon i punësuari në burgun e  Tetovës. A. Në burgun e Tetovës nuk ka bibliotekë të mirëfilltë, po ka vetëm disa rafte të cilat mbajnë një numër prej 20 tituj librash, ku falë Ambasadës Gjermane të njëjtat janë përditësuar në vitin 2008 me libra shkollorë.

Ambasada e Gjermanisë në Maqedoni përpos se ka furnizuar burgun e Tetovës me libra e njëjta ka dhënë donacion edhe 10 kompjuterë, një laptop si dhe një projektor. Këto kompjuter janë shkatërruar totalisht nga të burgosurit në një periudhë shumë të shkurtër. I punësuari në burgun e Tetovës A. shpjegon se këto kompjuterë pa diktueshëm janë “shitur” nga të burgosurit, secilën herë kur ato kanë marrë vikend të lirë, kanë hequr nga një pjesë të vogël nga brendia e shtëpizës, si mikroprocesorin, memorien, ventilatorin etj. dhe të njëjtat i kanë shitur, për një periudhë të shkurtër ne e hetuam se ato kompjuterë kishin ngelur vetëm me plastmasën e gjithë brendia u ishte shitur në mënyrë ilegale nga të burgosurit. I njëjti fat i gjen edhe librat të cilët arrijnë një vlerë qoftë ajo edhe shumë e vogël, posa të burgosurit marrin ditë të lira ato e kalojnë në mënyrë ilegale librin jashtë burgut dhe e shesin jashtë për një shumë të ulët vetëm e vetëm që të fitojnë këtë shumë modeste. Në burgun e Tetovës ka 12 qeli ku në secilën prej tyre ka nga 6-8 të burgosur në krahasim me numrin e paraparë i cili duhet të jetë 4 të burgosur në një dhomë.

Në bibliotekën e burgut të Tetovës nuk gjendet literaturë fetar, as edhe një libër i shenjtë.  Të gjithë në burg me parapagim mund të marrin çdo lloj libri brenda për ta lexuar ose të ua sjellin nga shtëpia ose tek arka të dorëzojnë të hollat dhe të bëjnë kërkesën për librin, revistë ose gazetën përkatëse dhe ajo ju vjen brenda në burg.

Për të intervistuar në burgun e Tetovës na u lejua që të sillet deri tek zyra e administratorëve ku gjendeshim ne, u soll i dënuari S.A, i cili kishte qenë deri para një viti si koordinator i bibliotekës, por ai jepte përgjigje nën monitorim dhe në pyetjen tonë se pse më nuk është koordinator i bibliotekës na u përgjigj thjeshtë me një heshtje dhe buzëqeshje cinike, nga ajo që pamë nga vështrimet empirike konfirmonin, nënqeshjen të dënuarit ish koordinator të bibliotekës ngaqë në atë të ashtuquajtur bibliotekë nuk kishte aspak më shumë se 40 tituj librash. I dënuari tha se në burgun e Tetovës deri tani ka 2 vite që është ë i dënuar nuk ka parë që ndonjë i dënuar tjetër të ketë pasur ndonjë libër në duar, ose thjeshtë të kishte shpreh interesim, në përgjithësi interesim për libra nuk ka, por as edhe librat mungojnë, ai shpjegon librat qe ai i lexon ja sjellin nga jashtë dhe më tepër i pëlqen të lexojë literaturë botërore ai thotë se ka lidhje të fortë me librin, e ka bashkëshorten mësuese dhe ajo përkujdeset që të gjithë titujt e ri që dalin në botim t’i ketë për t’i lexuar, ai gjithashtu thotë se lexon shumë ngaqë është e vetmja formë e komunikimit relaksues që ka në burgun e Tetovës.