Brenda gjysmë ore, merr kredi pa interes deri në 500 mijë euro, kjo është Zvicra

Zvicra i ka shpallur “luftë” koronavirusit. Shteti i fuqishëm evropian ka bërë planet e para ekonomike për të përballuar krizën që pritet të shkaktojë virusi pandemik.

Ministri i Financave Ueli Maurer (69) ka prezantuar një pako shpëtimi të nxjerrur nga takimi me 300 shefat e bankave në Zvicër, shkruan Indeksonline.

Ministria ka vënë 20 miliardë franga në Zvicër për të ndihmuar bizneset.

Poashtu, bizneseve u është mundësuar që të marrin kredi pa interes deri në 500,000 CHF brenda 30 minutave.

Pas prezantimit të ofertës, kanë ndodhur 10 mijë aplikime nga bizneset në 36 orët e para./Indeksonline/