Braun: “Putinit të gjykohet ashtu si nazistët në Nuremberg”

Ish kryeministri britanik Gordon Braun deklaroi se presidenti rus Vlladimir Putin duhet të ballafaqohet me gjykatën ndërkombëtare për shkak të veprimeve të tij në Ukrainë.

Ish lideri i laburistëve është mes 140-të akademikëve, avokatëve dhe politikanëve, të cilët e kanë nënshkruar peticionin, me të cilin inicohet sistemi juridik sipas shembullit të gjykimeve të Nurembergut të kriminelëve nazistë të luftës pas Luftës së Dytë Botërore.
Gjykata penale ndërkombëtare tanimë po zhvillon hetime kundër presidentit rus për krime eventuale të luftës.