Branko Azeski nuk është më konsull nderi në Maqedoni, komprometoi autoritetet malazeze

Qeveria e Malit të Zi e revokoi konsullin e nderit në Shkup, Branko Azeski.
Qeveria e sqaroi këtë hap me deklaratën se ambasadori i revokuar ka tentuar t’i zhvlerësojë dhe komprometojë autoritetet në Mal të Zi duke prezantuar vërejtjet dhe parashikime e tij personale lidhur me punën e Qeverisë.

Siç ceket, vendimi për revokim është sjellë në mbledhjen e fundit të qeverisë malazeze.
Sipas vendimit të nënshkruar nga kryeministri Zdravko Krivokapiq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ardhur deri tek njohuritë se Azeski, gjatë ushtrimit të detyrës konsull nderi, e ka shfrytëzuar çdo mundësi për të shprehur dyshim për imazhin e Malit të Zi dhe për kredibilitetin e trupave të saj.

Gjithashtu, u sqarua se organet e sigurisë posaçërisht i kanë vërejtur bisedat e Azeskit me biznesmenë të shquar të sferave të ndryshme, me ç’rast ai ka tentuar, siç ceket, t’i zhvlerësojë dhe komprometojë autoritetet më të larta në Mal të Zi, duke i prezantuar vërejtjet dhe parashikimet e tij personale lidhur me punën e Qeverisë së Malit të Zi.
Sipas të dhënave zyrtare, Azeski është konsull nderi i Malit të Zi në Shkup prej vitit 2016.