“Braktisi” Shkupin për Tiranën, Shpat Kasapi zbulon arsyen e zhvendosjes në Shqipëri: Mendova për djalin…

Këngëtari Shpat Kasapi së bashku me familjen, bashkëshorten e tij, Selvijen dhe djalin e tyre Roelin, u zhvendosën para disa muajsh në Shqipëri.

Gjatë një interviste për “ABC News”, Shpati zbuloi arsyen pse la Shkupin për Tiranën. Ai tha se arsyeja e parë pse e mori këtë vendim është djali i tij, sepse sipas tij kopshtet janë më të mira dhe gjuha është më e pastër. Por gjithashtu, vendimi erdhi edhe si pasojë e mundësive më të mira për karrierën e tij si këngëtar dhe punën si biznesmen.

“Tirana është qyteti që gjithmonë më ka tërhequr. Kam nostalgji për Tiranën, kam fituar mbi 20 çmime. Kam një periudhë të mirë këtu. Unë jam prodhim i Tiranës, Shqipërisë. Arsyeja e parë është djali im, Roeli, por edhe mundësitë e mia për karrierë dhe punën.

Këtu në Tiranë do të hap dhe një lokal, jam duke u përgatitur. Jam duke ardhur si biznesmen. Kohët e fundit, 5-10 njihem si një këngëtar te pop-folku. Para pandemisë kemi bërë jetë të shthurur, kemi kënduar deri në orën 3-4 të mëngjesit. Ajo është muzika në fakt, jo të këndosh në orën 9-10 të darkës. Vendosa të bëja një jetë më ndryshe se ajo në Shkup. T’i kem gjërat më afër. Mendova për djalin, kopshtet janë më të mira, gjuha është e pastër. Megjithatë Shkupin e dua fort se atje jam rritur, por Tirana është tjetër gjë”, u shpreh artisti.