Braktisi fëmijën në bodrum, “arrest shtëpie” për të renë nga Pogradeci

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për nënën nga Pogradeci, e cila braktisi foshnjën në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit. Ndonëse, fëmija u gjet i gjallë dhe u transportua për ndihmë mjekësore në spital, ai nuk mundi të mbijetojë përkundër përpjekjeve të mjekëve.