Bota vajton Rayanin e vogël: Do të mbetet gjatë në kujtesë

E gjithë bota ndoqi shpëtimin e vogëlushit Rayan, 5 vjeç, nga Maroku i cili ra në një pus 32 metra të thellë. Fillimisht të gjithë u gëzuan kur panë në video live se ai shpëtoi, por fatkeqësisht djali ndërroi jetë menjëherë. Rayan ishte duke luajtur pranë shtëpisë së tij në provincën marokene Chefchaouen. Babai i tij thotë se po riparonte disa gjëra pranë pusit.

“I hoqa sytë për një moment djalit. Ai u zhduk në një çast”, tha babai i tij për mediat pak ditë më parë. Ai ka thënë për mediat vendase se nuk ka fjetur fare ç’prej kur djali ra në pus.
Një operacion shpëtimi filloi me shpejtësi, ku djalit iu dërgua ujë dhe oksigjen, si dhe iu instalua një kamerë vëzhgimi për të parë gjendjen e tij.

Një nga shpëtimtarët u përpoq të komunikonte me të, por tha se vuri re që ishte lënduar.
Mbrëmë, e gjithë bota e mirëpriti lajmin se Rayan ishte shpëtuar. Prindërit e prisnin në furgon dhe të gjithë të mbledhur duartrokitën. Fatkeqësisht, shpejt erdhi lajmi se djali kishte ndërruar jetë.

Futbollisti i Milanit, Ismael Bennacer shkroi në Twitter:
Guximi i Ryan do të mbetet në kujtesën tonë dhe do të jetë frymëzimi ynë”.
Presidenti francez Emmanuel Macron reagoi gjithashtu:
“Sonte dua të ngushëlloj familjen e vogëlushit Rayan dhe të gjithë marokenët që të ndajnë dhimbjen e tyre.” /tesheshi.com/