Borxhliun e sulmon 41 vjeçari nga Negotina

Dje (01-shkurt) në orën 16:20, personi H.J.(46) nga Dobërdolli i Gostivarit në SPB-Tetovë ka raportuar se, për shkak të marrëdhënieve të tyre të papastërta të borxhit-besimit, është sulmuar fizikisht në fshat nga 41-vjeçari F.S. nga Negotina e Pollogut. Çështja është pastruar plotësisht dhe ndaj sulmuesit të raportuar është përgatitur parashtresë përkatëse.