Borxhlinjtë e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, mund të paguajnë borxhet pa interes, në këste

Bordi i Drejtorëve të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, solli vendim për të shlyer kërkesat në bazë të mbledhjes së paracaktuar, pra interesit të gjobitjes për borxhin kryesor dhe kostot e procedurave që rrjedhin nga lëndët e vjetra të përmbarimit të transferuara/dërguara tek noterët dhe përmbaruesit, si dhe lëndët që janë dhënë për kryerje të pagesës së borxheve para përmbaruesve përfshirë datën 31 dhjetor të vitit 2017.

Sipas vendimit, siç kumtoi, të gjithë borxhlinjtë kanë mundësi të paguajnë borxhin kryesor dhe kostot e lëndëve të përmendura pa interes në këste, në varësi të shumës së borxhit.

“Të gjitha informacionet shtesë mund të merren në numrin e telefonit 02/3240-300 duke zgjedhur numrin 3 (Shërbimi Juridik) në menynë kryesore, si dhe në [email protected] dhe në https: //www.facebook.com/jpvodovod.skopje/“, informon NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup./MIA