Borrell: Mohuesit e gje*nocidit s’kanë vend në Evropë

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se BE-ja nuk do të tolerojë mohimin e gje*nocidit dhe përpjekjet për të rishikuar historinë. Duke folur të martën për gje*nocdin në Srebrenicë, Borrell tha se, 26 vjet pas, kjo datë i kujton të gjithë për domosdoshmërinë e pajtimit jo vetëm në Bosnje dhe Hercegovinë, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Gjen*ocidi i Srebrenicës është i njohur ndërkombëtarisht. Është një nga ngjarjet më të errëta në historinë moderne evropiane. Është në ndërgjegjen kolektive të atyre që morën pjesë në të dhe të atyre që nuk e parandaluan atë”.
“Të jem i qartë: përpjekjet për të rishikuar historinë, për mohim të gjen*ocidit dhe madhërim të kr*iminelëve të lu*ftës, nuk kanë vend në Evropë. Ato duhet të ndalen dhe ju siguroj se nuk do të tolerohen”, tha Borrell.

Ai i bëri këto komente pas takimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit të BE-së me Bosnje e Hercegovinën.
Borrell po ashtu tha se Bosnja nuk ka bërë përparim të mjaftueshëm në procesin e reformave dhe u bëri thirrje udhëheqësve të këtij vendi, që t’i plotësojnë kushtet për përparim drejt integrimit në BE.
Më 11 korrik, Bosnje e Hercegovina shënoi 26-vjetorin e ma*sakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe vr*anë mbi 8,000 burra dhe djem muslimanë.