Kryetar i ri i Komisionit Shtetëror Zgjedhor është zgjedhur Boris Kondarko, i cili është nga radhët e LSDM-së opozitare, kurse nënkryetar u zgjodh Abdush Demiri, me propozim të Lëvizjes Besa. Ndërkaq, antarë janë kryetari i deritanishëm Aleksandar Dashtevski nga VMRO-DPMNE dhe nënkryetarja e deritanishme Ditmire Shehu nga BDI si dhe Oliver Ristevski nga LSDM, i cili ka qenë anëtar trupit më të lartë zgjedhor.
Në seancën e sotme parlamentare, po ashtu u soll vendim për shpalljen e thirrjes për zgjedhjen edhe të dy anëtarëve të KSHZ-së, në vendin e Boban Stojanovskit nga VMRO-DPMNE, i cili ishte anëtar i KSHZ-së por është bërë zëvendës-sekretare e përgjithshme në Kuvend dhe Radica Risteska nga LSDM e cila kalon në pension. Shpallja zgjat 8 ditë nga dita e publikimit të Gazetën Zyrtare.
Zgjedhjet në KSHZ pasuan pasi në Qeveri janë parti të tjera dhe në krye të KSHZ-së duhet të jetë person nga opozita. Deri tani kryetar i KSHZ-së ka qenë Aleksandar Dashtevski nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe nënkryetare Ditmire Shehu nga BDI.
Zgjedhjet e radhës që pritet të mbahen janë ato lokale, të cilat parashihen të mbahen në vjeshtën e vitit të ardhshëm. Zgjedhjet e dyfishta presidenciale dhe parlamentare u mbajtën më 24 prill dhe 8 maj të këtij viti.