Boris Johnson zotohet që do të ulë varësinë e Britanisë nga gazi dhe nafta ruse

LONDON, ENGLAND - APRIL 12: British Prime Minister Boris Johnson speaks at 10 Downing Street after being discharged from hospital in London, Britain, on April 12, 2020. Boris Johnson "has been discharged from hospital to continue his recovery at Chequers", a Downing Street spokesman said Sunday. (Pippa Fowles/No 10 Downing Street/Handout to Xinhua via Getty) (EDITORIAL USE ONLY) (Xinhua/ via Getty Images)

Ndërsa lu*ftimet janë ndezur në Ukrainë, Boris Johnson u tha sot deputetëve në Westminster se prioritetet e qeverisë në MB duhet të jenë afatgjata pasi përballen me goditjet ekonomike të agresionit rus.

Johnson u shpreh se po trajton ndikimin e çmimeve të energjisë dhe faturave të tjera në familjet britanike dhe u zotua se po ‘lu*fton’ që ti japë fund varësisë së Britanisë nga gazi dhe nafta ruse.
Ai thotë se mbështetja e qeverisë për familjet në vështirësi do të ndihmojë për t’i dhënë fund varësisë nga nafta dhe gazi i Putinit dhe për të siguruar që energjia të jetë më e lirë në afat të gjatë.

Johnson tha se do ta bëje energjinë britanike më të gjelbërt, më të përballueshme dhe më të sigurt duke u bashkuar me aleatët për të përballur agresionin e Putinit.