Boris Johnson jep 500 milionë Dollarë për Ukrainën


Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson gjatë një vizitë të papritur në Kiev premtoi ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë rreth 120 automjete të blinduara dhe sisteme të reja raketore kundër anijeve ruse, dhe garantoi 500 milionë Dollarë shtesë në huadhënien e Bankës Botërore për Ukrainën.

Ne po përcaktojmë një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake, e cila është një testament i angazhimit tonë në luftën e vendit të tij kundër fushatës barbare të Rusisë tha Johnson.

Ne jemi duke rritur mbështetjen tonë ushtarake dhe ekonomike dhe po mbledhim një aleancë globale për t’i dhënë fund kësaj tragjedie dhe për të siguruar që Ukraina të mbijetojë dhe të lulëzojë si një komb i lirë dhe sovran,” shtoi Johnson.

Ai e vlerësoi Zelenskyn për shfaqjen e lidershipit të vendosur dhe heroizmit dhe guximit të pamposhtur të popullit ukrainas që synimet monstruoze të Putinit po pengohen.

“Boris ishte ndër ata që nuk hezituan për asnjë moment nëse do të mbështesnin Ukrainën”, tha Zelensky pas takimit.

Johnson e konsideroi sulmin me raketa ruse në një stacion treni në qytetin e Kramatorsk një “krim lufte”.

Zelensky u bëri thirrje liderëve të BE-së ku Britania e Madhe nuk bën pjesë që të dërgojnë për më shumë armë për Ukrainën dhe sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe një embargo të plotë ndaj produkteve ruse të energjisë.

Britania ka në plan për të hequr gradualisht naftën ruse, e cila përbën 8% të furnizimit të Mbretërisë së Bashkuar. Downing Street ka premtuar se sa më shpejt të jetë e mundur do t’i japë fund importeve të gazit natyror rus, i cili përbën 4% të furnizimit me energji.