Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrel, pasdite paralajmëroi se lufta në Ukrainë dhe bllokada e eksportit të grurit janë faji i Rusisë dhe për këtë bota përballet me një situatë dramatike. Bashkimi Evropian sot përmes ministrave të punëve të jashtme të BE-së, direkt e akuzoi Rusinë për rritjen e çmimeve dhe mungesën nga prodhimet ushqimore në botë, veçanërisht në vendet më të varfra, si në Afrikë ku po rritet uria. Rusia nga ana e saj akuzon se ky është faj i sanksioneve të Perëndimit kundër saj. Borreli sot tha se “BE-ja duhet të luftojë kundër këtij narativi të Rusisë dhe t’i bindë partnerët në botë, sepse BE-ja ka të drejtë”.
“Rusia e bllokon eksportin ukrainas, i shkatërron portet dhe rezervat e ushqimit, infrastrukturën transportuese, kjo shkakton krizë globale me ushqimin”, tha Borrel dhe shtoi se mbi 20 milionë tonë drithëra janë bllokuar në Ukrainë. Për të kjo është strategji e qëllimshme e Rusisë për ta shfrytëzuar ushqimin si armë për të shkaktuar uri në botë dhe të kryejë presion.
Borreli tha se BE-ja do t’u dërgojë letër liderëve të vendeve afrikane që t’u sqarojë se Rusia është fajtore për krizën, e jo sanksionet e Perëndimit. Deri më tani vendet afrikane me kujdes mbahen në anën e akuzave të ndërsjella midis Perëndimit dhe Rusisë . Përfaqësues të lartë të BE-së e kritikuan edhe kryesuesin me Unionin Afrikan, Senegal, sepse nuk e dënon qartë Rusinë.
Afrika po përballet me kriza të përhershme të urisë me dekada të cilat tani janë rritur në mënyrë shtesë nga fillimi i luftës në Ukrainë. Afrika në pjesë të madhe varet nga eksporti i drithërave nga Rusia dhe Ukraina.