Borë në Kroaci dhe Slloveni

Ndryshimi i paralajmëruar i motit ka mbërritur në pjesën më të madhe të Kroacisë. Edhe pse dita e djeshme ka qenë kryesisht me diell, në orët e mbrëmjes ka ardhur me vranësira të shtuara nga veriperëndimi me reshje shiu, vende-vende dhe bubullima.

Gjatë natës në Zagreb ka filluar të bjerë borë, e cila ka sjellë formimin e një shtrese të hollë bore në terren dhe automjete.

Një mot jashtëzakonisht i ftohtë po kalon edhe nëpër Slloveni, kështu që reshjet tashmë kanë mbuluar pjesën më të madhe të vendit. Vija e borës do të zbresë mjaft ulët, madje deri në 600 metra mbi nivelin e detit, ndërsa në disa vende në veri tashmë bie borë.