Borë në Kodër të Diellit, mjegull në Prespë

Trafiku në rrugët shtetërore është i pandërprerë nëpër rrugë të lagështa. Në Kodër të Diellit janë regjistruar reshje të lehta të dëborës, por nuk paraqesin pengesë për trafikun. Dukshmëria e zvogëluar për shkak të mjegullës nga 20 në 30 metra është regjistruar në qafën malore Preseka.

Nga “Makedonijapat” thonë se mund të ketë rrëshqitje të mundshme të dheut në rrugë të caktuara që kalojnë nëpër gryka malore.
N.P. “Makedonijapat” apelon për vozitje të kujdesshme dhe rregullim të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.