Të reshura të borës me intensitet të mesëm dhe erë e përforcuar në mëngjes ka në Kodrën e Diellit, në Gostivar dhe në qafën malore Gjavato, ndërsa me intensitet më të dobët në Mavrovë, Tetovë, Kriva Pallankë, Stracin dhe në qafat malore Strazhë dhe Pletvar.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në disa vende më të larta në pjesët verilindore dhe perëndimore të shtetit me mbetje të borës në rrugë.
Dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 50-60 metra ka në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.