Bora “ngujon” fshatrat e malësisë së Tetovës

Shtresa e lartë e borës ka bllokuar thuajse gjithë Malësinë e Tetovës. Banorët ankohen se rrugët që çojnë në fshatrat e Malësisë janë të pakalueshme.

Ata thonë se individualisht po mundohen t’i pastrojnë rrugët, pasi sipas tyre, institucionet nuk po ndërmarrin asgjë.
Pakënaqësi shprehën për Alsat edhe banorë të qytetit të Tetovës.