Bora dikur ishte “çift” me Alban Ramosaj, vëllaun e Beatrixës

Afrimiteti i madh i Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ka ngjallur diskutime të shumta në publik.
Reagimet për këtë raport mes dyshes kanë qenë të ashpra, derisa rrjeti ka shpërthyer me komente negative ndaj tyre.

E gjith kjo pasi Donaldi javë më parë shprehur hapur se e do ende Bora Zemanin, e cila edhe e surprizoi, derisa vetëm 10 ditë më parë i dërgoi edhe varësen e tij, si dhuratë për 3 vjetorin e njohjes së tyre.

Por, duke qenë se tanimë ai ka shprehur pëlqim për Beatrixën, në internet po publikohen edhe komentet që Beatrix ia kishte bërë Borës për surprizën ndaj Donaldit.

Por, si njihen Bora dhe Beatrixa?
Në fakt, njohja e tyre ka ardhur pikërisht nga vëllai i Beatrixit, i cili ka pasur për partnere Bora Zemanin në spektaklin e vallëzimit “Dance With Me”, e që tani kanë një raport mjaft të mirë.
Bora Zemani dhe Alban Ramosaj ishin njëri nga çiftet e këtij spektakli të vallëzimit ku morën pjesë 5 vite më parë.