Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani, është pranë kalimit te Celta Vigos në Spanjë.
Asani, i cili aktualisht është pjesë e klubit të Gwangju në Korenë e Jugut, pati paraqitje fantastike me kombëtaren shqiptare dhe ishte më meritori për kualifikimin në Kampionatin Evropian.
Celta Vigo kishte shprehur interesim për shërbimet e Asanit në tetorin e vitit të kaluar, ndërsa tani po mendon të përforcohet me të gjatë afatit kalimtar dimëror, shkruan ekipa.mk.
Më herët në karrierën e tij, Asani ka zhvilluar karrierë te Vardari, AIK, Partizanin në Shqipëri dhe për Kishvardën në Hungari.