Bo*mbë e re audio për Zaevin. Ai u pajtua me Mijalkovin dhe e dinte që Shilegov po kryente një kr*im në ….

Një bo*mbë e re audio për Zaevin kësaj rradhe se si ai u pajtua me Mijalkovin dhe e dinte që Shilegov po kryente një kr*im në komisionin e shkallës së dytë për prokurimin publik.
Regjistrime të reja audio janë shfaqur në rrjetin social “YouTube” në të cilin zëri i Zoran Zaev mund të dëgjohet duke biseduar me një bashkëbisedues të panjohur në lidhje me aktivitetet e tij politike.

Sipas asaj që mund të dëgjohet kreu i LSDM-së flet për kushtet e tij për tu “pajtuar” me drejtorin e atëhershëm të shërbimit sekret Sasho Mijalkov duke i kërkuar atij një kundër-shërbim në mënyrë që ai të mos publikojë bisedat e përgjuara në mënyrë të paligjshme rreth tij. Për më tepër mund të dëgjohet një bisedë në të cilën bashkëbiseduesi e pyet atë në lidhje me vendimet e personelit dhe Zaev përmend Petre Shilegov. Mbi këtë bashkëbiseduesi thotë se Shilegov është një njeri i dyshimtë ndërsa ishte kryetar i komisionit të shkallës së dytë. Mbi këtë udhëheqësi i LSDM-së thotë se ai “e dinte absolutisht” por ishte ashtu.

Më poshtë përmes videos mund të ndiqni bisedën e Zoran Zaev me personin e panjohur ku flitet për një marrëveshje me Sasho Mijallkovin dhe se Zaev shprehet se me të pra me Sashon ka negocuar kur janë parë me njëri-tjetrin.
Në bisedë poashtu dëgjohet si zaev kërkon që të lejohet Inspektorati Financiar të nxjerrë një vendim me shkrim se të gjitha procedurat e kontrollit në komunën e Strumicës janë ndërprerë dhe asgjë nuk është gjetur./TetovaSot