Bombardime ruse në të gjithë Ukrainën, Ushtria e Kievit: Sulme të tilla nuk ishin parë kurrë më parë

Në ditën e 379-të të luftës në Ukrainë, Rusia ka kryer një sërë sulmesh me raketa, me paralajmërime për sulm ajror që janë aktivizuar në të gjithë rajonet.

Pesë të vdekur në Lviv, një në Dnipro dhe tre në Kherson, ndërsa ndërtesat e banimit dhe infrastruktura u goditën në Kiev, Kharkiv dhe Odessa.

Në kryeqytet, 40% e banorëve kanë mbetur pa ngrohje.

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia është gjithashtu pa energji elektrike pas sulmit.

“Për herë të parë, Rusia ka përdorur lloje të ndryshme raketash në bastisje. Është një sulm që nuk më kujtohet të kisha parë ndonjëherë më parë,” tha Yurii Ihnat, zëdhënës i Komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës.

Deri më tani ne nuk kemi aftësi për t’iu kundërvënë këtyre armëve,” shtoi ai, duke iu referuar raketave Kinzhals dhe X-22 të lëshuara në Ukrainë gjatë natës dhe në mëngjes.

Moska përdori raketën Kinzhal me aftësi bërthamore në disa raste në javët e para të pushtimit.

“Sulmet e njësive ushtarake ruse në Ukrainë gjatë natës filluan nga tre dete: Deti i Zi, Deti Azov, Deti Kaspik.

Ata përdorën të gjitha llojet e raketave që kanë, duke përfshirë edhe ato për të shpërqendruar vëmendjen”, tha zëdhënësi i Komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës, Yurii Ignat për televizionin shtetëror.