“Bomba” e parë e PSP-së për “Titanik-3”, pala mbrojtëse konteston provat


Në gjykatën penale u dëgjua  materijali i parë i përgjuar apo të ashtuquajtur “bomba”, provë e PSP për rastin “Titanik-3”, e që ka të bëjë me parregullësit zgjedhore në  vitin 2013 në Çair. Bëhet fjalë për një bisedë  mes dy personave të cilët flasin për një marrëveshje për votim.
Prokurorja Speciale Fatime Fetai ,  sqaroi se hetimet dhe aktakuza për këtë rast, janë ngitur në bazë të këtij materiali. Avokatët mbrojtës thanë se zërat e dëgjuara në këtë audioincizim, nuk janë të  të akuzuarëve Ismet Guri dhe Ejup Alimi. Pala  mbrojtëse thotë se në audioxhirim, nuk tregohet lidhja mes protagonistëve në bisedë dhe të akuzuarve dhe se i njëjti material nuk mund të merret si provë relevante pasi që nuk është dorëzuar në original dhe i mungon intervali kohor.
Fetai  prezantoi edhe provat e tjera teknike të mbledhura më  herët nga dëshmitarët.
Gjykatësja Olja Ristova u përplas me avokatët e të dyshuarve për shkak të kontestimeve të shumta ndaj provave të PSP-së. Gjykatësja kërkoi nga ata të mos zvarritin procedurën gjyqësore dhe t’i përmbahen rregullave.
Në seancë  filloi dhe u shty për radhën  tjetër edhe dëgjimi i dëshmitarit të parë të PSP-së, pasi një nga të dyshuarit, duhej të nisej në një udhëtim zyrtar të paralajmëruar prej më herët.  Seancat e ardhshme gjyqësore për “Titatnik-3 “ janë caktuar për më 20 dhe 27 shtator, dhe 12 dhe 18 tetor.
Në këtë rast, PSP akuzon dy zyrtarët e BDI-së për parregullsi zgjedhore në favor të kandiatit të integristëve  në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013.