Boltoni zbulon detaje të reja për idenë e shkëmbimit të territoreve, kush dhe si donin?

Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë si pjesë e marrëveshjes finale është shtyrë dhe promovuar nga liderët e të dyja vendeve.

Kështu ka thënë John Bolton, ish-këshilltar për siguri i presidentit amerikan Trump, sipas të cilit ky opsion mori hov në fillim të vitit 2018.

Kjo është periudha kur presidenti i Kosovës, Thaçi, kishte zhvilluar disa takime me homologun serb, Vuçiq, pas të cilave e lansoi idenë për korrigjim të kufijve, raporton.

“Një nga gjërat që do të diskutonim ishte shkëmbimi i territoreve, por në Ballkan dhe Evropë u prit me kundërshtime për shkak të frikës se shkëmbimi i territoreve atje mund të ndodhte edhe në Evropë apo diku tjetër. Kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet të jetoni, ta pranoni. Nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe do të ishte një pjesë e saj ndërrimi i tokave, dhe një pjesë e BE do ishte kundër dhe do e kundërshtonte vallë? Kjo nuk do ndodhte dhe do të mund ta hidhnim poshtë. Pra jemi shumë larg asaj, ka edhe pengesa, shumë rrugë deri në arritjen e marrëveshje. James Beker dikur pati thënë se vetëm palët mund të arrijnë paqe të qëndrueshme, dhe ne duhet të jemi lumtur t’iu ndihmojmë”, ka thënë Bolton.

Më 26 gusht të vitit 2018, presidenti Thaçi, në forumin Alpbah me liderët e Ballkanit Perëndimor, kishte folur hapur për ndryshim kufijsh në Ballkan.

“Kemi diskutuar për pesë vite me presidentin Vuçiq dhe tani kemi vendosur që të eksplorojmë çdo opsion të mundshëm. Nga perspektiva ime, përfshirë korrigjimin e kufijve, në mënyrë që të bëhen përpjekje për arritjen e marrëveshjes. Vendet e rajonit dhe të tjerët nuk duhet të kenë frikë nga një marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, edhe nëse ajo marrëveshje implikon korrigjim të kufijve”, kishte thënë ai.