“Boll ma”, Gresa dhe Juliana “përplasen” gjatë rregullimit të rrobave të çiftit (VIDEO)

Gresa dhe Juliana i kanë pasur një diskutim me zë paksa të lartë, teksa po i rregullonin rrobat e çiftit Alisa dhe Urim, të cilët u eliminuan mbrëmë nga Big Brother VIP Kosova. Gresa e ka akuzuar Julianën se po i merr punët me shumë presion, përcjell Klankosova.tv.

“Krejt me ankth po i bën gjërat, nëse i bën bëj mirë, me qetësi, ose mos i bëj fare”, i ka thënë Gresa, Julianës. Kjo e fundit i ka lënë rrobat, duke i thënë Gresës që t’i rregullojë të gjitha vet.

“Ja ku janë gjërat, rregulloi. Merruni ju me to. Unë kur e marrë një punë, një përgjegjësi, nuk kam dëshirë me mu përzi”, tha ajo. Në diskutim është përfshirë edhe Beka, i cili është munduar t’i qetësojë vajzat.
“Boll mo, mos e vazhdo”, është shprehur tutje Gresa ndaj Julianës.