Boksieri tragjik i Olimpiadave, në Tokio i vdiq nëna e në Paris trajneri

Trajneri i boksit, Lionel Elika Fatupaito, ka vdekur në Paris në moshën 60-vjeçare.

Ai kishte shkuar për ta shoqëruar boksierin e vetëm nga Ishujt Samoa në këtë edicion të lojërave olimpike, Ato Poldizcki – Faogalin.

Vdekja e trajnerit të tij erdhi pak orë pra se ai të garonte kundër boksierit belg, Victor Schelstraete.

Tre vjet më parë, në Olimpiadën e Tokios, Poldizckit tragjikisht i kishte vdekur nëna.