Boki 13: “Zaev më tha se mua dhe Katicën po na ndjekin shërbimet e huaja dhe se situata është shumë serioze”

Bojan Jovanovski (Boki 13) pohon se ish-kryeministri Zoran Zaev pas pjesëmarrjes në 1TV më 3 prill ka shkuar në zyrën e Bokit dhe i ka treguar se shërbime të huaja po e atë (B.Jovanovskin) dhe Katica Janevën, ish kryeprokuroren e Prokurorisë Speciale.

Jovanovski thotë se ka qenë dëshmitar kur Janeva ka qenë viktimë e shantazhit dhe kur është thënë që të japë dorëheqje, ose do të ndodhë ajo që po ndodh tani.

Boki 13 pohon që Zaev t’i ketë thënë se Prokuror i huaj tashmë ka nisur procedurat.

“Me Zaevin kam komunikuar disa vite. Kam qenë simpatizant, por asnjëherë anëtar i LSDM-së. Kur erdhi në zyrën time më tha se prokuror i huaj tashmë ka bërë procedurën. Isha i frikësuar dhe i manipuluar. Kërkova të komunikoj me Zaevin dhe sërish po them që fatkeqësisht telefonit tim ende nuk i është bërë ekspertizë” tha Jovanovski./TV21