Boki 13: Paratë janë te Vice -Zoran Zaev, Zaev: Boki 13 gënjen


Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në deklaratë për “Fokus” i vlerëson si gënjeshtra akuzat që kundër tij dhe vëllaut të tij i tha Bojan Jovanovski-Boki-13, i cili sot ishte dënuar me nëntë vite burg për rastin “Reket”. Pohoi se Jovanovski gënjen sepse ai i ka refuzuar të gjitha kërkesat e tij për t’i ndihmuar në procesin gjyqësor.

“Gjykimi i sotëm për këtë rast është vërtetim se drejtësia funksionon pavarësisht se për kë bëhet fjalë. Përfundoi koha kur politikanët paraqiteshin në gjykata për t’i mbrojtur shkelësit e ligjit. Edhe krahas asaj që të gjitha dëshmitë për rastin e njohur në opinion si Reket janë mirë të njohura për opinionin, sërish Bojan Jovanovski kështu publikisht të gënjejë është për një arsye të vetme, sipas meje, që pikërisht unë e kam paraqitur këtë rast dhe gjithsesi i kam refuzuar të gjitha kërkesat e tij përmes ndërmjetësuesve që t’i ndihmoj në procesin gjyqësor”, citon Zaev.

Ai shton se vazhdon të luftojë për qeverisje të së drejtës, ligji të vlejë njëjtë për të gjithë, pa dallim se për kë bëhet fjalë, dhe siç potencon, secili që ka gabuar para ligjit të përgjigjet.

“Njëkohësisht të gjitha kërcënimet për ndonjë komunikim që e kam pasur me Bojan Jovanovskin të cilat i dorëzoi deri te udhëheqësia më e lartë e VMRO-DPMNE-së pikërisht avokati i tij, përmes ndërmjetësuesve, pres të publikohen edhe njëherë ta shikojë opinioni se cila është e vërteta, se përcaktimi im dhe i LSDM-së për shtet juridik janë pa kurrfarë kërcënime dhe pa kompromis ose deklarata të tilla të rrejshme nuk do të na kthejnë nga përcaktimi për përgjegjësi të secilit i cili ka gabuar para ligjeve”, thotë Zaev.

Lideri i LSDM-së potencon se shkarkim gjyqësor në proces transparent duhet të ketë edhe për të gjitha rastet dhe proceset gjyqësore, duke i përfshirë edhe ato të cilat dalin nga lëndët e PSP-së.

Përveç dënimit nëntë vjeçar me burg për Bojan Jovanovskin, për rastin “Reket”, me burg prej shtatë vitesh u dënua edhe ish shefja e PSP-së, Katica Janeva.