Boki 13 paditi të paktën 30 persona

Bojan Jovanovski sot në Prokurorinë e Shkupit dorëzoi padi penale kundër të paktën 30 personave. Emrat dhe profilet e tyre nuk janë zbuluar nga avokati i tij, Sashko Dukoski. Jozyrtarisht, bëhet fjalë për funksionarë aktualë dhe të mëparshëm, por edhe biznesmenë. Ai para prokurorit sqaroi në detaje veprimet e personave, në rreth dhjetë padi penale. Ai pretendon se ka prova kundër tyre, dhe nëse prokuroria hap procedura, do të dëshmojë Boki 13.

Këto janë padi penale që ngrihen dhe kanë të bëjnë ekskluzivisht me rastet Reket dhe Lidhja Ndërkombëtare.”-tha Sashko Dukovski, avokat.

Denoncimet janë për veprat penale mashtrim, zhvatje, shpërdorim të pozitës zyrtare, dhënies së dëshmisë së rreme, ndikim të paligjshëm, por edhe për mjekim të pandërgjegjshëm. Boki 13 kërkon që prokuroria në këto raste ti përfshijë institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare për mbrojtje të të drejtave të njeriut, dhe ambasadat e huaja. Ai u dënua me nëntë vjet burg në rastin Reket, por kundër tij në rrjedh është edhe një gjykim për rastin Lidhja Ndërkombëtare, ku është i akuzuar për pastrim parash dhe mashtrim.