Boki 13 ofron 143.000 euro si garanci për të dalë nga burgu i Shutkës

I akuzuari i parë në rastin “Reketi”, Bojan Jovanovski-Boki 13 ka ofruan si garanci rreth 143.000 euro për lirimin e tij nga paraburgimi në burgun e Shutkës.

Gjykata e Apelit për momentin po shqyrton vendimin e gjykatës së shkallës së parë ku u vendos që Boki 13 të mbetet në paraburgim.

Si garancion Boki 13 ka lënë një pjesë të shtëpisë së kushëririt të tij, me vlerë prej rreth 102,000 euro dhe një ambient afarizmi në pronësi të nënës së tij, Jasminka Jovanovska, me vlerë rreth 40,000 euro. Kjo është hera e parë që ai ka ofruar garanci që të lirohet nga paraburgimi.

Bojan Jovanovski-Boki13 është i vetmi i akuzuar që ndodhet në paraburgim për rastin “Reketi” pasi që ish-prokurorja speciale Katica Janeva dhe i akuzuari tjetër Zoran Milevski-Kiçeec po mbrohen në liri./Alsat