“Boki 13” nga burgu përfundon në spital


Bojan Jovanovski i dyshuari kryesor në rastin “Reket”, sot është dërguar në Klinikën e Shkupit, për shkak kontrolleve për një operacion të caktuar më herët, tha Esad Rahiq, drejtori i burgut të Shutkës. Lajmin e konfirmon edhe Qendra Klinike “Nënë Tereza”, ku sqaron se janë bërë disa kontrolle. Jovanovski akuzohet se ka shfrytëzuar ndikimin e tij televiziv tek një prokuror publik dhe ka marrë 1,5 milion euro rryshfet nga një biznesmen me qëllim që t’ia lehtësojë aktakuzën dhe të mos përfundojë në qelitë e burgut.