Boki 13 me vetë-kërkesë do të dëshmoj para Ruskoskës

Bojan Jovanovski (Boki 13) me kërkesë të tij sot do të dëshmoj para Prokurorisë Publike. Sipas informative të Alsat, ai para prokurorit publik do të dorëzoj disa padi penale për mashtrim, torture dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave si dhe për dëshmi të rrejshme.
Padinë penale Boki 13 do ta ngrej ndaj disa funksionarëve. Bojan Jovanovski edhe më herët kishte disa tentime që të denoncoj rastin tek shefi i Prokurorisë Themelore, Lubomir Joveski.

Së fundmi ai në gjykatë të ditën kur iu shqiptua aktvendimi u shpreh se paratë duhet të kërkohen tek Zoran Dhe Vice Zaev.

Boki 13 para një jave u dënua me 9vite burg për zhvatje të 1.5 milionë eurove nga Jordan Kamçev. Ndërkohë që nga muaji I ardhshëm e pret edhe një gjykim lidhur me punën e organizatës joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare”.