Boki 13 lirohet nga burgu

I dënuari Bojan Jovanovski i njohur si Boki-13 është liruar nga burgu, konfirmon avokati i tij për Kanal 5, ndërsa konfirmim jozyrtar e ka edhe nga Gjykata Penale.

Shkak është bërë gjendja e keqe shëndetësore, për të cilën Gjykata Penale ka marrë raporte mjekësore nga disa mjekë.

Kjo do të thotë se Boki 13 do të trajtohet nga liria, pasi i është nënshtruar një operacioni dhe i është hequr barku.

Avokati Vladimir Tufegxhiq thotë se e kanë marrë vendimin për të cilin thotë se është i drejtë edhe pse është vonë.